Rreth Re-Debate, Kampionatit Kombëtar të Debatit

Re-Debate Kampionati Kombëtar i Debatit

Programi i Debatit e ka filluar aktivitetin që prej vitit 1995, si një program i themeluar nga Fondacioni “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë” në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe përfaqësinë e Peace Corps në Shqipëri.

Që prej vitit 2015, LIBURNETIK zbaton Re-Debate duke i dhënë nga viti në vit, përmasat e një projekti rinor kombëtar.

Me pjesëmarrjen e Shkollave të Mesme, Re-Debate synon nxitjen e mendimit kritik përmes të debatuarit. Përmes një forme kampionati, Re-Debate numëron ndër vite mbi 10.000 të rinj pjesëmarrës.  Ky program është një mundësi për të mbështetur zhvillimin e shoqërisë civile dhe prezantimin e të rinjve me alternativa të të menduarit dhe të organizuarit, për ata që kultivojnë të menduarit kritik, etikën në komunikim, tolerancën dhe vlerat e qytetarisë aktive.

Projekti synon promovimin e kulturës së debatit në Shqipëri tek të rinjtë e shkollave të mesme, kultivimin e të menduarit kritik, etikën në komunikim, tolerancën dhe vlera të qytetarisë aktive.

IMPLEMENTUES

LIBURNETIK është një Organizatë Jo Fitimprurëse e krijuar nga vullneti i një grupi të rinjsh me qëllim ndërgjegjësimin, promovimin dhe zhvillimin e shoqërisë shqiptare, për përmirësimin e jetës sociale, nëpërmjet vlerësimit të nevojave të territorit dhe zbatimit të ideve, projekteve dhe aksioneve inovative.

Organizata LIBURNETIK lindi si një grup informal në vitin 2013 dhe u themelua zyrtarisht në Tiranë në Korrik 2014 si e Pavarur dhe degë e organizatës italiane ASAL Student, Leçe, Itali, e themeluar në 2007-n nga një grup studentësh shqiptarë dhe italianë.

Aktivitetet e organizatës LIBURNETIK, ashtu sikurse ato të ASAL Student, e fokusojnë veprimtarinë e saj tek të Rinjtë protagonistë për krijimin e një mendësie të re, në shërbim të shoqërisë civile dhe tek Diversiteti, vlerë e shtuar e një shoqërie europiane bashkohore.

LIBURNETIK mbështetet tek parimet e përcaktuara nga Konventa e të Drejtave të Njeriut dhe nga traktati i Lisbonës dhe ka si parim bazë respektimin e plotë të botës njerëzore, kulturore dhe shpirtërore të individit.

MUNDËSUES DHE PARTNERË

Choose Demos Submit a Ticket Purchase Theme

Pre-Built Demos Collection

Consultio comes with a beautiful collection of modern, easily importable, and highly customizable demo layouts. Any of which can be installed via one click.

Cryptocurrency
Business Construction
Business Coach
Consulting
Immigration
Finance 2
Corporate 1
Corporate 2
Corporate 3
Consulting
Business 1
Business 2
Business 3
IT Solution
Tax Consulting
Human Resource
Life Coach
Marketing
Insurance
Finance RTL
Marketing
Consulting
Consulting