Re-Debate IX hyn në fazat përmbyllëse, Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës

Pas një rrugëtimi shumë të bukur dhe intensiv, Re-Debate IX hyn tashmë në fazat përmbyllëse të kampionatit, duke shënuar një nga momentet më të rëndësishme të këtij edicioni. Pas debateve të zhvilluara përgjatë muajve të fundit dhe kualifikimit të shkollave më të mira në Fazën III, gara vijon me etapat më vendimtare: Eliminatoret, Çerek-Finalet, Gjysmë-Finalet dhe në fund Finalja Kombëtare.

Re-Debate i zbatuar për të nëntin vit rradhazi nga LIBURNETIK, është tashmë një platformë kombëtare e qëndrueshme për zhvillimin e mendimit kritik, argumentimit logjik dhe qytetarisë aktive tek të rinjtë shqiptarë. Edicioni i sivjetshëm mbështetet financiarisht nga Agjencia Kombëtare e Rinisë (AKR) dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë Civile (AMSHC), si një investim i drejtpërdrejtë në fuqizimin e brezit të ardhshëm të vendit.

Edicioni i nëntë i Re-Debate nisi aktivitetet e tij në Gusht 2025, duke përfshirë 48 shkolla të mesme nga të gjitha bashkitë e vendit. Ky përfaqësim i gjerë gjeografik e ka kthyer edhe një herë kampionatin në një hapësirë gjithëpërfshirëse për të rinjtë, ku përballen ide, vizione dhe qëndrime mbi çështje që lidhen me shoqërinë, zhvillimin, mjedisin dhe të ardhmen e vendit.

Përmes përballjeve të strukturuara dhe trajnimeve të dedikuara, pjesëmarrësit kanë forcuar aftësitë e tyre në analizë, ndërtim argumenti, komunikim publik, dëgjim aktiv dhe punë në skuadër. Në këtë kuptim, Re-Debate mbetet më shumë se një kampionat: ai është një hapësirë reale e edukimit qytetar dhe e përgatitjes së të rinjve për pjesëmarrje aktive në shoqëri.

Faza përmbyllëse e kampionatit

Pas përfundimit të fazave të deritanishme, kampionati hyn në periudhën më intensive të tij. Në këtë etapë, çdo përballje merr një peshë të veçantë dhe çdo debat bëhet vendimtar për rrugëtimin e skuadrave drejt finales.

Sipas kalendarit të përcaktuar, fazat përmbyllëse do të zhvillohen si më poshtë:

Kalendar i fazës eliminatore

Faza eliminatore do të zhvillohet në dy ditë, sipas këtij kalendari:

Dita 1 – 18 maj 2026

  • 09:30 – 11:00
  • 11:00 – 13:00
  • 13:00 – 13:30 | Pushim kafe
  • 13:30 – 15:00
  • 15:00 – 17:00

Dita 2 – 19 maj 2026

  • 09:30 – 11:00
  • 11:00 – 13:00
  • 13:00 – 13:30 | Pushim kafe
  • 13:30 – 15:00
  • 15:00 – 17:00

20 Maj 2026

Dita 3 – Çerekfinale dhe Gjysmëfinale 1

  • 09:30 – 11:00
  • 11:00 – 13:00
  • 13:30 – 15:00

Dita 4 – 21 Maj 2026

Çerekfinale dhe Gjysmëfinale 2

  • 09:30 – 11:00
  • 11:00 – 13:00
  • 13:30 – 15:00

Këto përballje do të përcaktojnë skuadrat që do të vijojnë drejt aktit final të këtij edicioni, në një fazë ku niveli i debatit pritet të bëhet edhe më i lartë dhe konkurrenca edhe më e fortë.

Finalja Kombëtare më 25 maj në Piramidën e Tiranës

Kulmi i këtij rrugëtimi do të jetë Finalja Kombëtare e Re-Debate IX, e cila do të zhvillohet më 25 maj 2026Innovation Hub, Piramida e Tiranës. Kjo ditë pritet të përmbledhë të gjithë energjinë, emocionin dhe nivelin e këtij edicioni, duke sjellë në qendër të vëmendjes skuadrat më të mira të kampionatit.

Finalja do të jetë jo vetëm momenti i shpalljes së fituesit, por edhe një festë e kulturës së debatit, e fuqisë së argumentit dhe e angazhimit të të rinjve. Ajo do të mbledhë së bashku pjesëmarrës, përfaqësues të institucioneve, partnerë, përfaqësues të komunitetit arsimor dhe të gjithë ata që e kanë ndjekur nga afër këtë rrugëtim.

Një investim konkret tek të rinjtë

Falë mbështetjes së Agjencisë Kombëtare të Rinisë (AKR) dhe Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë Civile (AMSHC), Re-Debate IX riafirmon rëndësinë e investimit tek të rinjtë si një shtyllë themelore për zhvillimin demokratik dhe shoqëror të vendit. Ky edicion vijon të dëshmojë se fuqizimi i rinisë nuk është vetëm një objektiv afatshkurtër, por një qasje konkrete për ndërtimin e një shoqërie më aktive, më të ndërgjegjshme dhe më të përgatitur për sfidat e së ardhmes.

Përmes kësaj qasjeje, LIBURNETIK vijon të kontribuojë në fuqizimin e të rinjve dhe në promovimin e një kulture demokratike të bazuar në mendim kritik, dialog dhe pjesëmarrje aktive.

Në edicionet e tij, Re-Debate ka krijuar një traditë të konsoliduar në promovimin e mendimit kritik dhe kulturës së debatit tek nxënësit e shkollave të mesme. Edhe këtë vit, kampionati po dëshmon se është një platformë që jo vetëm organizon një garë kombëtare, por ndihmon në formimin e një brezi të ri qytetarësh aktivë dhe liderësh të ardhshëm.

Ndërsa gara hyn në fazat e saj më vendimtare, pritshmëritë rriten dhe emocionet intensifikohen. Rruga drejt finales është tashmë e hapur dhe skuadrat që kanë mbërritur deri këtu do të duhet të japin maksimumin e tyre në përballjet e ardhshme.

Re-Debate IX vijon. Rruga drejt finales në Piramidën e Tiranës tashmë ka hyrë në etapën vendimtare.

Leave A Comment