16 Skuadrat e Kualifikuara për Fazen Eliminatore të Re-Debate VIII!

Me shumë kënaqësi dhe entuziazëm, njoftojmë që 16 skuadrat më të mira nga fazat e debateve rajonale kanë siguruar vendin e tyre për të konkuruar në Fazën Eliminatore të Kampionatit Kombëtar të Debatit Re-Debate VIII!

Këto skuadra kanë treguar aftësi fantastike në zhvillimin e mendimit kritik dhe komunikimit efektiv. Të gjithë ata janë gati për të përballuar sfidat e ardhshme dhe për të treguar fuqinë e argumenteve të tyre!

Ja 16 skuadrat që do të vazhdojnë garën:

1. Shkolla e Mesme “Sami Frashëri” (Tiranë)
2. Shkolla e Mesme “Naim Frashëri” (Durrës)
3. Shkolla e Mesme “Asim Zeneli” (Gjirokastër)
4. Instituti Profesional “Harry Fultz” (Tiranë)
5. Shkolla Teknike Ekonomike (Tiranë)
6. Shkolla e Mesme “28 Nëntori” (Shkodër)
7. Shkolla e Mesme “Sami Frashëri” (Përmet)
8. Shkolla e Mesme “Themistokli Germenji” (Korçë)
9. Shkolla e Mesme “Petro Nini Luarasi” (Tiranë)
10. Shkolla e Mesme “Qemal Stafa” (Tiranë)
11. Shkolla e Mesme “Janaq Kilica” (Fier)
12. Shkolla e Mesme “Raqi Qirinxhi” (Korçë)
13. Shkolla e Mesme “Abaz Shehu” (Tepelenë)
14. Shkolla e Mesme “Ismail Qemali” (Tiranë)
15. Shkolla e Mesme “Skënderbeu” (Krujë)
16. Shkolla e Mesme “Rogacionistët” (Lezhë)

Ky është një moment i rëndësishëm për të rinjtë tanë, që po tregojnë aftësi dhe përkushtim të jashtëzakonshëm për t’u bërë liderë të mendimit dhe qytetarë të angazhuar!

Përgatituni për emocione dhe plot sfida, dhe mos harroni të ndiqni çdo hap të këtij udhëtimi të mrekullueshëm!

Shihemi në Tiranë në datat 19, 20, 21, 22 dhe 23 Maj!

Re-Debate, Kampionati Kombëtar i Debatit zbatohet nga Organizata LIBURNETIK në kuadër të projektit të GIZ Albania: “BE për Ekonominë Qarkulluese dhe Qytete të Jetueshme”, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ), në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.

Leave A Comment