Përfundon Edicioni i Shtatë i Re-Debate! Fituese shkolla “Sami Frashëri”

LIBURNETIK përfundoi me sukses edicionin e shtatë të Re-Debate, Kampionati Kombëtar i Debatit, një prej programeve më të mira për të rinjtë në Shqipëri.
I kthyer ky program i LIBURNETIK Organisation me në fokus zhvillimin e mendimit kritik përmes kulturës së debatit më shumë se 1500 të rinj nga 48 shkolla të mesme të përgjithshme dhe profesionale nga i gjithë vendi.
Projekti ka arritur të angazhzojë në trajnime, workshop-e dhe debate gjatë këtij edicioni me nxënës, mësues dhe gjykatës. Kampionati ka shërbyer si platformë për të rinjtë për të zhvilluar dhe treguar aftësitë e tyre në debat, duke iu ofruar atyre një mundësi unike për të mësuar rëndësinë e mendimit kritik dhe të komunikimit efektiv.

Si një program tashmë i konsoliduar i LIBURNETIK, ky program u mundësua nga Agjencia Kombëtare e Rinisë ku edhe në këtë edicion u bashkua UNICEF Albania përmes projektit “Qëndro” të mundësuar nga Qeveria Italiane, në nivelin e mundësueseve. Gjithashtu, në Re-Debate, u bashkuan dhe biznese si Tirana Business University, Antea Cement dhe Platforma Bukinist.

Dita e Finales u mbajt më 11 në të cilën u zhvilluan debatet për përcaktimin e katër vendeve të para.

Finalja e vogël, duke përcaktuar vendin e III-të dhe të IV-të, u zhvillua mes skuadrave të gjimnazit “28 Nëntori” Shkodër dhe gjimnazit “Naim Frashëri” Durrës. Skuadrat debatuan për temën “A duhet NEET groups të konsiderohen si kategori e veçantë në strategjinë kombëtare të rinirë dhe pse?” ndërkohë që debati i dytë në nivel lideri u fokusua tek tema “Rrjetet sociale mprehin aftësinë tone për të qënë social”.

Përballja e finales së madhe për kampionatin u zhvillua mes gjimnazit “Harry Fultz” Tiranë dhe gjimnazit “Sami Frashëri” Tiranë e cila përcaktoi vendin e I-rë dhe të II-të. Në përballjen e fundit për këtë edicion u caktuan temat “Zgjedhja – Të Emigrosh / Të Qendrosh” për debatet në nivel grupi dhe “Të vetmit njerëz që kanë ndonjë pushtet në demokraci janë politikanët” për përballjen mes liderave.

Gjatë aktvitetit morën pjesë me fjalën e tyre përfaqësues të aktorëve më të rëndësishëm që janë përfshirë në këtë program.

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, znj. Bora Muzhaqi, njëherazi dhe gjykatëse në finale e madhe në fjalën përshëndetëse vlerësoi programin e Re-Debate, si një mundësi e padiskutueshme për të rinjtë me qëllim rritjen e kapaciteteve të tyre.

Znj. Aspasjana Kongo, CEO e KRK/TEYC 2022 shprehu vlerësimin e saj për Re-Debate duke folur pak dhe nga eksperienca e saj si pjesë e skuadrës së programit. “Fillimi i këtij projekti ishte një sfidë, por që çdo vit falë punës së të rinjve u pa se fruti i gjithë kësaj pune ishte I jashtëzakonshëm. Me të rinj më të formuar të cilët përmes debatit jo vetëm që zhvillojnë mendimin kritik por dhe marrin kulturën e debatit.”

Znj. Edina Kozma, zëvendës përfaqësuese e UNICEF Shqipëri u shpreh: ”Jam shumë e lutmur të jem pjesë e Re-Debate, është një program aq interesant dhe dobiprurës që sjell tek ju elementet më të mira të “soft-skills”.

Z. Sergio Alias, Atashe i Shkollës dhe Edukimit pranë Ambasadës së Qeverisë Italiane në Shqipëri vlerësoi gjithashtu projektin duke vendosur në pah përfshirjen e shkollave profesionale, si një mundësi shumë e mirë për të rinjtë, për të nxitur mendimin e tyre kritik dhe të zhvillojë aftësitë e të folurit në publik.

Në fund të aktiviteti u bë dhe ndarja e çmimeve për shkollat pjesëmarrëse si dhe çmimin honorifik të Debatuesëve më të Mirë.
Vendi I, u fitua nga shkolla “Sami Frashëri”, Tiranë, Vendi II iu dha shkollës “Harry T. Fultz”, Tirane dhe Vendi III shkollës “28 Nentori”, Shkoder.

Ndërsa në Vendi IV u rendit shkolla “Naim Frasheri” Durres.
Debatuesit më të mirë ishin Adora Hallunaj nga shkolla 28 Nentori dhe Ador Muçollari nga shkolla Ibrahim Hasmema, Tiranë, çmime që u dhanë nga z. Altin Sholla, Administrator i Tirana Business University dhe z. Dritan Nako, Drejtues i CSR, në Antea Cement.

Re-Debate, do të vijojë përsëri me një edicion të tetë i cili pritet të fillojë në muajin Shtator 2024.

 

Leave A Comment

Choose Demos Submit a Ticket Purchase Theme

Pre-Built Demos Collection

Consultio comes with a beautiful collection of modern, easily importable, and highly customizable demo layouts. Any of which can be installed via one click.

Cryptocurrency
Business Construction
Business Coach
Consulting
Immigration
Finance 2
Corporate 1
Corporate 2
Corporate 3
Consulting
Business 1
Business 2
Business 3
IT Solution
Tax Consulting
Human Resource
Life Coach
Marketing
Insurance
Finance RTL
Marketing
Consulting
Consulting