Hidhet shorteu për Debatet Eliminatore. Këto janë përballjet mes 16 Finalistëve!

Me emocion dhe pritshmëri të madhe, është hedhur sot shorteu për Debatet Eliminatore të Re-Debate VII. Përmes një shorteu të rastësishëm, janë zbuluar 8 përballjet që do të përcaktojnë fatin e 16 skuadrave finaliste në këtë fazë vendimtare të Kampionatit Kombëtar të Debatit.

Në këtë fazë, skuadrat do të përballen me eliminim direkt, duke u bazuar në pikëzimin që do të marrin në fund të çdo debati. Kjo fazë premton të sjellë sfida të forta dhe përballje të zjarrta, ku vetëm ekipet më të forta dhe më të përgatitura do të vazhdojnë garën drejt titullit kampion.

Këto janë përballjet e 8 debateve eliminatore:

  1. Shkolla e Mesme Harry Fultz, Tiranë vs. Gjimnazi Rrëshen, Rrëshen
  2. Shkolla e Mesme Ibrahim Hasmema, Tiranë vs. Shkolla Jo Publike TES, Tiranë
  3. Shkolla Jo Publike Wilson, Tiranë vs. Shkolla e Mesme Naim Frashëri, Durrës
  4. Shkolla e Mesme Petro Nini Luarasi, Tiranë vs. Shkolla Jo Publike Protagonistët, Tiranë
  5. Shkolla e Mesme 28 Nëntori, Shkodër vs. Shkolla e Mesme Hydajet Lezha, Lezhë
  6. Shkolla e Mesme Jordan Misja, Shkodër vs. Shkolla e Mesme Asim Zeneli, Gjirokastër
  7. Shkolla e Mesme Ernest Koliqi, Tiranë vs. Shkolla e Mesme Sami Frashëri, Tiranë
  8. Shkolla Teknike Ekonomike, Tiranë vs. Shkolla e Mesme Bido Sejko, Konispol

Këto përballje pritet të jenë jashtëzakonisht interesante, duke sjellë në skenë mendjet më të ndritura dhe më të talentuara të të rinjve shqiptarë. Secila skuadër do të japë maksimumin për të treguar aftësitë e saj në artin e debatit, duke synuar të impresionojë jurinë dhe të fitojë pikëzimin e nevojshëm për të kaluar në fazën e ardhshme.

Debatet Eliminatore të Re-Debate VII nuk janë thjesht një garë për fjalën dhe argumentin, por një platformë për të zhvilluar mendimin kritik, aftësitë e komunikimit dhe bashkëpunimin ndërmjet të rinjve. Ne inkurajojmë të gjithë të interesuarit të ndjekin këto përballje dhe të mbështesin skuadrat e tyre të preferuara.

Axhenda:

DEBATET ELEMINATORE DHE CEREK-FINALE
RENDI SKUADRA I SKUADRA II ORARI DATA VENDI
DEBATI 1 Harry Fultz Rreshen 09:00 – 10:30 27.05.2024 TEYC 2022
DEBATI 2 Ibrahim Hasmema TES 10:30 – 12:00 27.05.2024 TEYC 2022
CEREKFINALE 1 FITUES DEBATI 1 FITUES DEBATI 2 12:00 – 13:30 27.05.2024 TEYC 2022
DEBATI 3 Willson Naim Frasheri 13:30 – 15:00 27.05.2024 TEYC 2022
DEBATI 4 Petro Nini Luarasi Protagonistët 15:00 – 16:30 27.05.2024 TEYC 2022
CEREKFINALE 2 FITUES DEBATI 3 FITUES DEBATI 4 16:30 – 18:00 27.05.2024 TEYC 2022
DEBATI 5 28 Nentori Hydajet Lezha 09:00 – 10:30 28.05.2024 TEYC 2022
DEBATI 6 Jordan Misja Asim Zeneli 10:30 – 12:00 28.05.2024 TEYC 2022
CEREKFINALE 3 FITUES DEBATI 5 FITUES DEBATI 6 12:00 – 13:30 28.05.2024 TEYC 2022
DEBATI 7 Ernest Koliqi Sami Frasheri 13:30 – 15:00 28.05.2024 TEYC 2022
DEBATI 8 Teknike Ekonomike Bido Sejko 15:00 – 16:30 28.05.2024 TEYC 2022
CEREKFINALE 4 FITUES DEBATI 7 FITUES DEBATI 8 16:30 – 18:00 28.05.2024 TEYC 2022

Leave A Comment