Me përfundimin e fazës së debateve në nivel qyteti, Kampionati Kombëtar i Debatit, Re-Debate VII, ka zbuluar 16 skuadrat finaliste që do të vazhdojnë garën në fazën eliminatore. Kjo fazë ka qenë një udhëtim emocionues dhe sfidues për të gjitha shkollat pjesëmarrëse, duke sjellë përballje të zjarrta dhe argumente të fuqishme nga të rinjtë më të talentuar të vendit.
Pas një procesi të gjatë dhe të vështirë, këto janë 16 skuadrat që kanë grumbulluar pikët më të larta dhe janë kualifikuar për fazën e ardhshme:
- Shkolla e Mesme 28 Nëntori, Shkodër – 266 pikë
- Shkolla e Mesme Sami Frashëri, Tiranë – 257 pikë
- Shkolla e Mesme Harry Fultz, Tiranë – 249 pikë
- Shkolla e Mesme Naim Frashëri, Durrës – 248 pikë
- Shkolla Teknike Ekonomike, Tiranë – 247 pikë
- Shkolla e Mesme Petro Nini Luarasi, Tiranë – 246 pikë
- Shkolla Jo Publike TES, Tiranë – 245 pikë
- Shkolla e Mesme Ernest Koliqi, Tiranë – 244 pikë
- Shkolla e Mesme Jordan Misja, Shkodër – 242 pikë
- Shkolla e Mesme Ibrahim Hasmema, Tiranë – 241 pikë
- Shkolla Jo Publike Protagonistët, Tiranë – 240 pikë
- Shkolla e Mesme Bido Sejko, Konispol – 232 pikë
- Shkolla Jo Publike Wilson, Tiranë – 231 pikë
- Gjimnazi Rrëshen, Rrëshen – 220 pikë
- Shkolla e Mesme Asim Zeneli, Gjirokastër – 219 pikë
- Shkolla e Mesme Hydajet Lezha, Lezhë – 216 pikë
Këto skuadra kanë demonstruar një performancë të jashtëzakonshme, duke kaluar nëpër raunde të vështira dhe duke treguar aftësi të larta oratorike, analitike dhe argumentuese. Tani, të gjithë janë të gatshëm të sfidojnë njëri-tjetrin në fazën eliminatore që do të zhvillohet në Tiranë, në datat 27 Maj dhe 28 Maj, në ambientet e Kongresit Rinor Kombëtar (Bulevardi Zogu i Pare, Rr. Papa Kristo Negovani Pall. Li-Em, Shkalla 1, Kati 2, Tirana 1040, Albania)
Re-Debate VII ka për qëllim të promovojë mendimin kritik, aftësitë e komunikimit dhe argumentimin logjik ndër të rinjtë shqiptarë. Kampionati jo vetëm që nxit shkëmbimin e ideve dhe debatimin konstruktiv, por gjithashtu ndihmon në zhvillimin e aftësive të rëndësishme për të ardhmen e tyre profesionale dhe akademike.
Bashkohuni me ne për të ndjekur fazën eliminatore të Re-Debate VII dhe për të mbështetur skuadrat finaliste në këtë garë emocionuese që premtok të jetë një spektakël i vërtetë i intelektit dhe elokuencës.