Ndizet skena e Artit të Fjalës: Fillon Edicioni i VII i ‘Re-Debate’ – Kampionati Kombëtar i Debatit në Shqipëri

Pas gjashtë edicioneve të suksesshme LIBURNETIK ka filluar edicionin e VII-të të Kampionatit Kombëtar të Debatit, Re-Debate, duke dëshmuar tashmë traditën e konsoliduar të programeve me në fokus zhvillimin e mendimit kritik dhe kultivimin e kulturës së debatit tek të rinjtë e 47 shkollave të mesme të përgjithshme dhe profesionale nga të 61 bashkitë e vendit.
Një iniciativë e përkrahur nga Agjencia Kombëtare e Rinisë (nëpërmjet thirrjes së tretë për Projekt Propozime për Organizatat Rinore dhe Organizatat për të Rinjtë), Re-Debate ashtu si edhe në edicionet e kaluara po përfshin të rinjtë gjimnazistë nga shkollat publike dhe private, të përgjithshme apo profesionale të vendit duke i nxitur ata të bëhen mendues të mirë kritik përmes të debatuarit. Qëllimi i projektit mbetet edukimi i të rinjve gjimnazistë me tolerancën ndaj mendimeve ndryshe dhe kultivimi i një fryme bashkëpunimi midis të rinjve, për t’i afruar ata drejt një modeli debati konstruktiv, etikës në komunikim, të menduarit kritik, përballë modeleve të gabuara që ndeshin në përditshmëri në shoqërinë shqiptare.
Edicioni i shtatë i Re-Debate, Kampionati Kombëtar i Debatit zbatohet nga Organizata LIBURNETIK me mbështetjen e AKR-së dhe UNICEF përmes projektit “Qëndro” i mundësuar nga Qeveria Italiane. Re-Debate, mbështetet gjithashtu nga partnerët institucional Ministria e Arsimit dhe Sportit si dhe Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive.

Pas gjashtë vitesh angazhim me të rinjtë, projekti vazhdon ende të jetë i domodoshëm, i dobishëm dhe i shumëpritur pasi megjithëse mjetet e komunikimit në ditët e sotme janë të shumta dhe të larmishme, ende në Shqipëri vihet re mungesa e hapësirave për debat nga qytetarët, për qytetarët dhe problematikat e tyre. Një përkrahje kjo, që mungon nga politika apo media të cilat kanë “pushtuar” hapësirën e debatit, kohën fizike dhe televizive që shpesh plotësohet nga “ekspertë” të cilët inkurajojnë modele që në të vërtetë e kanë humbur përfshirjen e aktorëve të interesit.

Duke ndërthurur mendimin kritik dhe të folurit argumentues përmes debatit ne synojmë të kemi një brez të rinjsh që argumenton qartazi dhe pastër që në të ardhmen, do të jenë mendues të mirë kritik por dhe njëherazi aktivistë për kauza të ndryshme shoqërore. Fenomeni i largimit të të rinjve, është gjithnjë e më shumë prezent dhe mund të parandalohet vetëm nëse kemi të rinj aktivistë të cilët kanë mundësinë të ushtrojnë presion ndaj politikave sociale si aktivistë dhe mendimtar kritik.

Fillojmë së shpejti me fazën e trajnimeve për Edicionin e VII të “Re-Debate”, Kampionatit Kombëtar të Debatit. Ky është stacioni i parë që nis udhëtimin tonë drejt suksesit në artin e debatit.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të eksplorojnë thellësitë e mendimit kritik, të mësojnë rëndësinë e komunikimit efektiv dhe të zhvillojnë një sens të fortë të etikës dhe tolerancës në debat.

Si kultivues të mendimit kritik përmes të debatuarit ne synojmë ndryshimin rrënjësor të konceptit dhe të mënyrës së zhvillimit të debatit në Shqipëri. Ky mund të konsiderohet shembulli më i mirë që të rinjtë mund të marrin dhe të ndjekin, ndryshe nga ajo që shohin apo dëgjojnë çdo ditë.

Leave A Comment

Choose Demos Submit a Ticket Purchase Theme

Pre-Built Demos Collection

Consultio comes with a beautiful collection of modern, easily importable, and highly customizable demo layouts. Any of which can be installed via one click.

Cryptocurrency
Business Construction
Business Coach
Consulting
Immigration
Finance 2
Corporate 1
Corporate 2
Corporate 3
Consulting
Business 1
Business 2
Business 3
IT Solution
Tax Consulting
Human Resource
Life Coach
Marketing
Insurance
Finance RTL
Marketing
Consulting
Consulting