Re-Debate: Mbyllet me sukses Edicioni i Gjashtë i Kampionatit Kombëtar të Debatit në Shqipëri”. Shkolla Petro Nini Luarasi nga Tirana shpallet fituese!

Re-Debate, Kampionati Kombëtar i Debatit i kthyer tashmë në një traditë, mbylli me sukses edicionin e gjashtë. Një program i LIBURNETIK Organisation me në fokus zhvillimin e mendimit kritik përmes kulturës së debatit. Re-Debate përfshiu në një rrugëtim 10 mujor më shumë se 1500 të rinj nga 48 shkolla të mesme të përgjithshme dhe profesionale nga i gjithë vendi.

Projekti ka arritur të angazhzojë në trajnime, workshop-e dhe debate gjatë këtij edicioni me nxënës, mësues dhe gjykatës. Kampionati ka shërbyer si platformë për të rinjtë për të zhvilluar dhe treguar aftësitë e tyre në debat, duke iu ofruar atyre një mundësi unike për të mësuar rëndësinë e mendimit kritik dhe të komunikimit efektiv.

Si një program tashmë i konsoliduar i LIBURNETIK edhe në këtë edicion u bashkuan Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Kongresi Rinor Kombëtar përmes programit Tirana European Youth Capital 2022, UNICEF Albania përmes projektit “Qëndro” të mundësuar nga Qeveria Italiane dhe AMSHC, në nivelin e mundësueseve.

Dita e Finales u mbajt më 23 Qershor në të cilën u zhvilluan debatet për përcaktimin e katër vendeve të para.

Finalja e vogël, duke përcaktuar vendin e 3-të dhe të 4-të, u zhvillua mes skuadrave të gjimnazit “Jordan Misja” Shkodër dhe gjimnazit “Qemal Stafa” Tiranë. Skuadrat debatuan për temën “Ulja e moshës së votimit në Shqipëri nga 18 vjeç në 16 vjeç nxit pjesëmarrjen e të rinjve në politikbërje” ndërkohë që debati i dytë në nivel lideri u fokusua tek tema “Mediat sociale mprehin aftësinë tonë për të qënë social”.

Përballja e finales së madhe për kampionatin u zhvillua mes gjimnazit “Petro Nini Luarasi” Tiranë dhe gjimnazit “Naim Frashëri” Durrës e cila përcaktoi vendin e I-rë dhe të II-të. Në përballjen e fundit për këtë edicion u caktuan temat “Inteligjenca Artificiale është një instrument i rëndësishëm në jetën tonë të përditshme” për debatet në nivel grupi dhe “Të vetmit njerëz që kanë ndonjë pushtet në demokraci janë politikanët” për përballjen mes liderave.

Gjatë aktvitetit morën pjesë me fjalën e tyre përfaqësues të aktorëve më të rëndësishëm që janë përfshirë në këtë program.

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, znj. Bora Muzhaqi, në fjalën përshëndetëse vlerësoi programin e Re-Debate, si një mundësi e padiskutueshme për të rinjtë me qëllim rritjen e kapaciteteve të tyre.”Personalisht, programin e Re-Debate e kam ndjekur që në fillimet e veta. Ishte një projekt shumë interesant aq sa në prezencën time të parë të disa viteve ndryshova agjendën time të ngjeshur për të ndjekur të gjitha përballjet që do të zhvilloheshin. Uroj shumë që vitin e ardhshëm Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët të ketë mundësinë që t’i bashkohet këtij udhëtimi me qëllim zgjerimin në sa më shumë shkolla”. – u shpreh znj. Muzhaqi.

“Është shumë kënaqësi kur jam pjesë e aktiviteteve të tilla, ku ju nxënës shpalosni mendimin tuaj, zhvilloni mendimin kritik dhe jeni të aftë për të menduar ndryshe. Që në fillimet e tij, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka qënë një partner i rëndësishëm insititucional dhe ne si institucion dhe do të vazhdojmë të tregohim mbështetjen tuaj. Përgëzoj të gjitha skuadrat finaliste, shkolla që ndër vite kanë shfaqur rezultate shumë të mira ndër vite dhe na kanë suprizuar dhe në këtë format. Re-Debate, ka vlerë për të gjithë, sepse përgatit liderat e së ardhmes.”- u shpreh ajo.

Znj. Aspasjana Kongo, CEO e KRK/TEYC 2022 shprehu vlerësimin e saj për Re-Debate duke folur pak dhe nga eksperienca e saj si pjesë e skuadrës së programit. “Fillimi i këtij projekti ishte një sfidë, por që çdo vit falë punës së të rinjve u pa se fruti i gjithë kësaj pune ishte I jashtëzakonshëm. Me të rinj më të formuar të cilët përmes debatit jo vetëm që zhvillojnë mendimin kritik por dhe marrin kulturën e debatit.”

Në fjalën e rastit, z. Klodjan Seferaj, Menaxher Programi pranë Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë shprehu emocionet e përvitshme që Finalja në vetëvete përcjell. Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë është donatori i parë i këtij programi tashmë prej 6 vitesh. Tashmë që jemi në mbyllje të gjithë kemi të njejtat emocione, të njejtat ndjesi, të lumtur që jemi në fund të këtij rrugëtimi  të suksseshëm.”

Një tjetër partner i rëndësishëm ishte AKPA, e cila lehtësoi aksesin në 15 shkollat profesionale që Re-Debate përfshiu për herë të parë në këtë edicion. Z. Klevis Hysko drejtor i institucionit e vlerësoi Kampionatin Kombëtar të Debatit si një hapësirë shumë e mire për zhvillimin e aftësive të buta të shekullit të XXI.

Roberto De Bernardi. Përfaqësuesi i UNICEF Shqipëri u shpreh: ”Ne jemi të lumtur të mbështesim për të tretin vit radhazi këtë platformë që ndërton tek të rinjtë aftësitë e shekullit të 21-të që nuk janë të nevojshme për jetën tuaj të përditshme në shkolla, por edhe të nevojshme në tregun e punës. Puna në ekipe, ndërrimi kur angazhoheni në mënyrë konstruktive në një debat, hulumtoni përpara se të ndërtoni argumentet tuaja, të menduarit kritik dhe aftësitë e të folurit publik si të gjitha aftësitë thelbësore të nevojshme në shoqërinë tonë sot dhe edhe pse Gen Z është i pranishëm këtu sot, i cili kurrë nuk e jetoi jetën e tij pa interneti ka nevojë gjithnjë e më shumë për këto aftësi që deri tani as inteligjenca artificiale nuk mund t’i zëvendësojë ende.”

Në fund të aktiviteti u bë dhe ndarja e çmimeve për shkollat pjesëmarrëse si dhe çmimin honorifik të Debatuesit më të mirë.

Vendi I, u fitua nga shkolla “Petro N. Luarasi”, Tiranë, Vendi II iu dha për të dytin vit rradhazi shkollës “Naim Frashëri”, Durrës dhe Vendi III shkollës “Qemal Stafa”, Tiranë.

Ndërsa në Vendi IV u rendit shkolla “Jordan Misja” Shkodër.

Çmimi i Debatuesit më të mirë u fitua nga nxënësi Daniele Agolli, lider i skuadrës së shkollës profesionale “Hoteleri-Turizëm”, Tiranë. Çmimi u dha nga znj. Anisa Ruseti, Nënkryetare e Bashkisë Tiranë e cila e vendosi theksin tek puna në skuadër dhe se si angazhimi i të gjithëve mund të mundësojë që të gjithë të marin rezultatin që duan të arrijnë.

Momente nga Finalja e Vogël

Momente nga Finalja e Madhe

Re-Debate me edicionin VI theksoi edhe njëherë se aftësia për të menduar dhe argumentuar në mënyrë kritike është thelbësore për zhvillimin personal, përkatësinë civile dhe pjesëmarrjen aktive në proceset demokratike.

LIBURNETIK do të vazhdojë misionin e tij të nxitjes së mendimit kritik dhe zhvillimit të aftësive debatuese në edicionin e ri të Kampionatit Kombëtar të Debatit, duke përgatitur dhe frymëzuar të rinjtë për të shprehur idetë, argumentat e tyre me kritikësi dhe kontribuar në shoqërinë me përgjegjësi dhe ndikim pozitiv.

Edicioni I VII i Re-Debate, Kampionatit Kombëtar të Debatit do të fillojë në muajin Shtator të këtij viti.

Leave A Comment