Përfundojnë me sukses trajnimet me nxënësit për Edicionin VI, të Re-Debate

Re-Debate, Kampionati Kombëtar i Debatit i Shqipërisë, ka përfunduar me sukses trajnimet në lidhje me mendimin kritik dhe debatin për nxënësit e skuadrave përfaqësuese të shkollave për këtë edicion. Trajnimet u zhvilluan nga Prof. Dr. Aida Goga, Drejtuese e Departamentit të Filozofisë në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës, dhe u zhvillua në të gjithë vendin nga muajt Janar deri në Mars.

Qëllimi kryesor i këtij trajnimi ishte rritja e aftësive të nxënësve të shkollave të mesme për të nxitur mendimin kritik dhe se si të debatojnë. Përmes një cikël punëtorie tërheqëse dhe interaktive, studentët zhvilluan aftësitë e tyre analitike, forcuan aftësitë e tyre argumentuese, dhe mësuan teknika se si të zhvillojnë një debat sa më cilësor.

Re-Debate që në fokus ka pikërisht nxitjen e Mendimit Kritik përmes debatit e sheh fazën e trajnimeve si një pjesë shumë thelbësore të programit tashmë gjashtë vjeçar. Përmes organizimit të kësaj faze programeve, synojmë të krijojmë një brez të ri të qytetarëve të informuar dhe të angazhuar, të aftë për të kontribuar në mënyrë të rëndësishme në diskursin publik por gjithashtu që nxënësit të shfaqen sa më mirë në vijimësinë e Kampionatit.

Suksesi i kësaj faze është dëshmi e përkushtimit dhe ekspertizës së Re-Debate, si dhe i përkushtimit dhe entuziazmit të nxënësve dhe mësuesëve pjesëmarrës.

Është e rëndësishme të theksohet se ky program trajnimi është edhe faza e parë e edicionit të gjashtë të programit Re-Debate. Pas trajnimit, skuadrat përfaqësuese do të garojnë mes shkollave mbi tema të ndryshme rreth sfidave që të rinjtë hasin ditët e sotme.

LIBURNETIK është i vendosur të vazhdojë të promovojë aftësitë e mendimit kritik dhe debatit tek nxënësit e shkollave të mesme në Shqipëri. Ne inkurajojmë të gjitha shkollat e mesme të nxisin krijimin e klubit të debatit në shkollat e tyre me qëllim krijmin e një brez të ri sa më të informuar dhe të përfshirë, të cilët mund të kontribuojnë në mënyrë pozitive në zhvillimin e shoqërisë sonë.

Edicioni i Gjashtë i Re-Debate, Kampionati Kombëtar i Debatit zbatohet nga LIBURNETIK Organisation me mbështejten Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, si edhe UNICEF përmes projektit “Qëndro” i mundësuar nga Qeveria Italiane. Mbështetës në këtë edicion janë dhe koorporata si ANTEA Cement dhe ONE Telecommunications.

Leave A Comment

Choose Demos Submit a Ticket Purchase Theme

Pre-Built Demos Collection

Consultio comes with a beautiful collection of modern, easily importable, and highly customizable demo layouts. Any of which can be installed via one click.

Cryptocurrency
Business Construction
Business Coach
Consulting
Immigration
Finance 2
Corporate 1
Corporate 2
Corporate 3
Consulting
Business 1
Business 2
Business 3
IT Solution
Tax Consulting
Human Resource
Life Coach
Marketing
Insurance
Finance RTL
Marketing
Consulting
Consulting