Nis edicioni i VI i Kampionati Kombëtar i Debatit, Re-Debate

Pas pesë edicioneve të suksesshme LIBURNETIK starton edicionin VI të Kampionatit Kombëtar të Debatit, Re-Debate, duke dëshmuar tashmë traditën e konsoliduar të programeve me në fokus mendimin kritik dhe kulturën e debatit tek të rinjtë e shkollave të mesme.

Një iniciativë e përkrahur nga Fondacioni “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”, Re-Debate ashtu si edhe në edicionet e kaluara do të përfshijë të rinjtë gjimnazistë nga shkollat publike dhe private të vendit duke i nxitur ata të bëhen mendues të mirë kritik përmes të debatuarit. Qëllimi i projektit mbetet edukimi i tolerancës për mendimet ndryshe dhe bashkëpunimi midis të rinjve, për t’i afruar ata drejt një modeli debati konstruktiv, etikës në komunikim, të menduarit kritik, përballë modeleve të gabuara në shoqërinë shqiptare.

Re-Debate, është pjesë e Programit Kombëtar i Debatit Rinor për Modelin e Zhvillimit Social dhe Ekonomik të Shqipërisë për 2021-2024 i iniciuar nga OSFA.

Qëllimi i Programit Kombëtar të Debatit Rinor është të fuqizojë të rinjtë (gjimnazistët dhe studentët) për të qenë qytetarë aktivë, të mirë-informuar dhe të ndërgjegjësuar se cfarë rëndësie ka për ta procesi i mendimit kritik, komunikimi konstruktiv dhe aftësitë të të folurit në publik duke marrë pjesë në proceset vendimmarrëse në komunitetin e tyre si dhe në jetën publike.

Objektivat specifikë të projektit janë:

  • të konsolidojë kulturën e debatit, kultivimin e analizës dhe të menduarit kritik, etikën në komunikim, tolerancën dhe vlerat e qytetarisë aktive në Shqipëri tek të rinjtë në shkollën e mesme;
    të përforcojë aftësitë dhe mundësitë për veprim në jetën publike të studentëve përmes aktivizimit offline dhe online si edhe zhvillimit të aftësive analizuese, kritike dhe komunikuese përmes debatit mbi modelin e zhvillimit social-ekonomik për të ardhmen;
    të nxisë debatin mbi modelin e zhvillimit social ekonomik të Shqipërisë me fokus kryesisht arsimin, por edhe fusha të tjera prioritare për nxënësit dhe studentët;

 

Pas pesë vitesh angazhim me të rinjtë, projekti vazhdon ende të jetë i domodoshëm pasi megjithëse mjetet e komunikimit në ditët e sotme janë të shumta dhe të larmishme, sërish në Shqipëri ende vihet re mungesa e hapësirave për debat nga qytetarët, për qytetarët dhe problemet e tyre. Një përkrahje kjo, që mungon nga politika e cila ka “pushtuar” hapësirën e debatit, që shpesh plotësohet nga “ekspertë” të cilët inkurajojnë modele që në të vërtetë e kanë humbur përfshirjen e aktorëve të interesit.
Duke ndërthurur mendimin kritik përmes debatit ne synojmë të kemi një brez të rinjsh që argumenton qartazi dhe pastër dhe që në të ardhmen, do të jenë mendues të mirë kritik por dhe njëherazi aktivistë. Fenomeni i largimit të të rinjve, që tashmë është një “hemoragji” për kombin mund të parandalohet nëse kemi të rinj aktivistë të cilët kanë mundësinë të ushtrojnë presion ndaj politikave sociale si aktivistë dhe mendimtar kritik.
Si kultivues të mendimit kritik përmes të debatuarit synohet gjithashtu ndryshimi rrënjësor i konceptit të debatit në Shqipëri i cili për fat të keq, ndjek strategjinë e anatemimit të kundërshtarit me një ligjërim negative ashtu siç formatet e debateve televizive dhe debati parlamentar e dëshmon çdo ditë në vendin tonë.

Leave A Comment

Choose Demos Submit a Ticket Purchase Theme

Pre-Built Demos Collection

Consultio comes with a beautiful collection of modern, easily importable, and highly customizable demo layouts. Any of which can be installed via one click.

Cryptocurrency
Business Construction
Business Coach
Consulting
Immigration
Finance 2
Corporate 1
Corporate 2
Corporate 3
Consulting
Business 1
Business 2
Business 3
IT Solution
Tax Consulting
Human Resource
Life Coach
Marketing
Insurance
Finance RTL
Marketing
Consulting
Consulting